Gjyshi shkon të marrë nipin nga shkolla, por...
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ndodhur një ngjarje e pazakonte ku një gjysh, ka ngatërruar nipin e tij me një fëmijë tjetër. Joseph Fuller tha se kur shkoi në shkollën fillore "Edisto" në Orangeburg County, Karolina e Jugut, gjeti një grup nxënësish në palestër.

Ai njohu njërin prej tyre, e përqafoi dhe e mori në makinë. Në makinë ishte edhe gjyshja dhe asnjëri prej të moshuarve nuk e kuptoi se ai që morën në shtëpi nuk ishte nipi. "Ai kishte një dhëmb të rënë përpara dhe e dija se nipi im i kishte të gjithë dhëmbët. Menjëherë e mora fëmijën dhe e ktheva në shkollë. Më vjen shumë keq për këtë situatë!", tha gjyshja.

Babai i djalit, Darrin Pressley, fajëson shkollën për këtë pakujdesi. “Është një neglizhencë e madhe nga ana e shkollës”, tha ai. Ky ngatërrim ka bërë që dhe shkolla të marrë masat e nevojshme për të shmangur ngatërrime të tilla në ambjentet e saj. /albeu.com/

Shtuar më 02/06/2016, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori