Gjumi i bukurisë, rilind pamjen tuaj
Gjumi i bukurisë nuk është një mit por është diçka e vërtetë. Lëkura jonë përdor orët e gjumit për të shëruar vetën nga dëmtimet e ditës.

Po të vini re, kur ne jemi të shplodhur lëkura jonë është më e bukur,më e përmirsuar dhe më rozë.

Mungesa e gjumit çon në një gjëndje stresi,gjë që con në shfaqjen e akneve dhe pikave të zeza.

Një studim i realizuar së fundmi, ka treguar që studentët, kishin më shumë shpërthime në fytyre si akne apo pika të zeza, pasi studentët rënditen si kategoria që përjetojnë shumë strese.

Në një studim të kryer në Suedi, një grupi njerëzish,ju vunë për të parë foto të njerzëve që ishin përgjumësh dhe të tjerë që kishin fjetur mirë.

Studimi tregoi që ata persona që kishin fjetur mirë kishin një pamje shumë më të bukur,më të fresket se ato që kishin fjetur më keq.

Mundohuni në darkë të shmangni ushqimet e kripura dhe mundohuni të konsumoni një gote kos apo ndonjë frut.Konsumi i ushqimeve të kripura para gjumit,con në pirjen e shumë ujit dhe në mëngjes do keni një fytyrë të fryrë.

Mos pini alkohol para se të flini, por mundohuni të pini një gotë ujë dhe në mëngjes do keni një fytyrë më të hidratuar dhe më pak pore. Përdorimi i tonikut me sulfat zinku në mëngjes gjithashtu çon në një fytyrë me më pak pore.

Për të mbajtur një fytyrë të butë dhe të shkëlqyeshme, pastroni tualetin tuaj cdo darkë para se të flini dhe përdorni një krem hidratues për të ushqyer lëkurën tuaj gjatë natës.

Një mënyrë e mirë për të fjetur dhe relaksuar vetën është bërja e një banjë të ngrohtë para gjumit.Përdorni scrubin e trupit rregullisht njëherë në javë dhe do vini re që do keni një lëkurë më të butë dhe më të pastër. /albeu.com/



Shtuar më 26/07/2016, ora 12:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori