Pioli: Interi është i fortë, por edhe ne treguam se po ashtu jemi të fortë

Stefano Pioli analizon barazimin ndaj Interit që mban Milanin në krye.

“Ishte e komplikuar, e vështirë, ne vuajtëm shumë në 20 minutat e para të pjesës së dytë. Interi është i fortë, por ne kemi treguar se jemi të fortë gjithashtu,” tha trajneri i Milanit për Dazn

“Ne ishim të guximshëm, madje edhe në mbrojtje. Kishte një Ne treguam dëshirë të madhe për të sjellë në shtëpi një rezultat pozitiv”, vazhdon Pioli.

Rritja e Milanit në krahasim me derbin e sezonit të kaluar: “Është normale, shikoni ndryshimin në moshën mesatare mes nesh dhe Interit në njëmbëdhjetëshen fillestare. Tani ne i luajmë ndeshjet me më shumë bindje. Interi është sigurisht ndër më të fortët në ligë, ka disa vështirësi, në disa situata ne ishim më të mire.” r.t/albeu.com


Shtuar 7.11.2021 23:40

Tags: , ,