Gjuha përdoret si metodë identifikimi, ja disa gjëra që nuk i keni ditur kurrë më parë
Gjuha është një organ që ne e përdorim vazhdimisht, por që nuk i kushtojmë vëmendje të madhe. Ne e përdorim atë për funksionet më themelore, si të ngrënit dhe të folurit, por nuk dimë shumë gjëra për të. Për shembull, jo shumë njerëz e dinë që është një nga organet më elastikë dhe fleksibël në trupin e njeriut.

1. Gjuha juaj nuk lodhet kurrë, ndryshe nga muskujt tuaj të tjerë.

A e keni vënë re se pavarësisht faktit që gjuha juaj është muskul, ajo kurrë nuk lodhet apo lëndohet? Sigurisht, nëse nuk vuani nga asnjë lloj gjendje mjekësore. Ndryshe nga muskujt e këmbëve ose krahëve, të cilat dëmtohen nëse bëni shumë aktivitet fizik, gjuha juaj mund të jetë gjithë kohës në lëvizje sepse është e përbërë nga 8 muskuj dhe është jashtëzakonisht fleksibël. Kjo mund të jetë kjo arsyeja pse disa nga ne nuk lodhen kurrë duke ngrënë?

2. Çdo gjuhë është e ndryshme.

Çdo gjuhë është e ndryshme dhe unike. Një lloj si gishtat, gjuha juaj ka printimin e saj unik, kështu që mund të përdoret si një metodë e identifikimit. Mund ta imagjinoni që të skanoni gjuhën tuaj në aeroport, në vend që të përdorni gishtin e madh?

3. A mund ta bëni gjuhën në formë tubi?

Shkencëtarët ende po përpiqen të gjejnë një shpjegim logjik për faktin se një përqindje e madhe e qenieve njerëzore mund ta bëjnë gjuhën tub, ndërsa një përqindje e vogël nuk mundet. Disa studime thonë se kjo varet nga gjenetika, disa të tjerë e rrëzojnë këtë fakt sepse ka fëmijë që mund ta bëjnë gjuhën në formë tubi dhe prindërit e tyre nuk e bëjnë dot.

4. Gjuha nuk lodhet, por ajo mund të dhjamoset.

Si çdo muskul tjetër edhe gjuha juaj mund të dhjamoset nëse ju merrni peshë. Në fakt, arsyeja e gërhitjes gjatë gjumit mund të lidhet me një gjuhë të yndyrshme..

5. Është e pamundur të kapësh aromën e diçkaje vetëm duke përdorur gjuhën tënde.

Gjuha identifikon shijet, jo aromat. A nuk janë të njëjtat gjëra? Sigurisht që jo. Provoni të hani karamele duke mbuluar hundën. Gjuha juaj do të identifikojë se është e ëmbël, por nuk do të arrini të kuptoni nëse ka shijen e çokollatës apo luleshtrydhes, pasi dallimi i aromave është pjesë e ndjenjës së erës, jo të shijes.

6. Është pjesa e trupit që shërohet më shpejt.

Sa herë keni kafshuar gjuhën tuaj? Ndoshta shumë, por pas disa minutash zakonisht e harroni se ka ndodhur. Kjo sepse, falë pështymës dhe indeve që përbëjnë gjuhën, kjo është pjesa e trupit të njeriut që shërohet më shpejt. Sidoqoftë, ne nuk ju rekomandojmë të provoni këtë gjë në shtëpi!
Shtuar më 01/07/2020, ora 10:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori