Gjuetari i UFO-ve hedh tezën tronditëse: Monroe u vra nga CIA për këtë arsye
Një gjuetar UFO-sh është shprehur se modelja dhe aktorja e famshme Marilyn Monroe është vrarë nga CIA që të mos zbulonte të vërtetën në lidhje me UFO-t.

Monroe u gjet e vdekur në banesën e saj në Los Angeles më 5 gusht 1962, autoritetet thanë në atë kohë se vdekja e modeles kishte ardhur si pasojë e një mbidozë.

Në dokumentarin “Unacknoëledged”, Steven Greer pretendon se i është dhënë një përgjim telefonik midis Marilyn dhe ish-Prokurorit të Përgjithshëm Robert Kennedy, që daton vetëm dy ditë para vdekjes së saj.

Sipas të dhënave në vitin 1947, në Roswell ushtria e Shteteve të Bashkuara mblodhi mbetjet e një anijeje kozmike jotokësore së bashku me “personat” e gjendur në atë anije dhe më pas mbuluan gjithçka.

Dyshohet se aktorja ka shkuar në vendin ku ndodhej anija së bashku me Robert Kennedy. Por, për të mos rrezikuar nxjerrjen e sekretit për ekzistencën e alienëve, autoritetet kanë vendos ta vrasin Monroe.
Shtuar më 28/05/2019, ora 21:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori