Gjobitet pse ecte më ngadalë me makinë
Jo gjithmonë ata që ecin me shpejtësi me automjetin e tyre gjobiten nga ana e policisë. Ka raste, edhe pse të rralla, që të gjobitesh edhe kur ecën me shpejtësi të ulët. Kjo i ka ndodhur një 39-vjeçari nga Kremona në Itali. Kristiano Miglio ishte duke u kthyer nga shtëpia e pushimit me një BMW 320, bashkë me të ëmën e tij. Por, dy oficerë të policisë kanë vënë re diçka që nuk shkonte tek ai, shpejtësinë me të cilën ecte.

Për këtë arsye, ata kanë vendosur që ta gjobisin me 39 euro, me argumentin se ka ngadalësuar qarkullimin e automjeteve të tjera. Kështu që, drejtues të mjeteve, ndoshta duhet të mendoheni dy herë jo kur ecni me shpejtësi të madhe, por kur jeni duke ecur me avash!

Përveç drejtuesve të automjeteve, ndoshta mund të acaroni edhe policët e trafikut, që nuk e kanë të vështirë t’ju gjobisin. /albeu.com/
Shtuar më 25/03/2011, ora 12:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori