Gjethet e arta të pemës 1400-vjeçare (FOTO LAJM)

Në qytetin Xi, që ndodhet në provincën Shaanxi të Kinës, ekziston një pemë që është mbjellë para 1400 vitesh, e cila ndryshe njihet dhe si fierlis.

Kjo pemë tashmë është bërë një atraksion turistik. Shumë njerëz po shkojnë të shohin pemën, pasi gjethet e thara që kanë rënë nga degët e saj, kanë krijuar një "tapet të artë".

Njerëz nga mbarë Kina, po shkojnë të shohin këtë pemë, që besohet të jetë mbjellë gjatë Dinastisë Tang, që ka sunduar nga viti 618 deri më 907. /albeu.com/

Shtuar më 02/12/2018, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori