Gjest i rrallë dashurie, u trashëgoi biznesin punonjësve para vdekjes
Pëlqej
Një gjest dashurie ndaj atyre që kishin zgjedhur ti qëndronin pranë ditët e fundit të jetës. Kjo është zgjedhja e sipërmarrësit italian Andrea Comand, i cili u nda nga jeta në korrik, në moshën 39 vjeçe.

Comand i ka lënën pesë punonjësve ofiçinën e tij, që e hapi në vitin 2011. Biznesi, siç raporton “Messaggero Veneto”, u hap këtë të hënë nga ata që ishin bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë duke plotësuar kështu dëshirën e Comand.

Gjatë muajit të fundit, punonjësit përfituan aksionet e dhuruara nga biznesmeni i ndjerë, i cili zgjodhi të dhuronte pasurinë e tij.

Një vendim që punëtorët e mirëpriturën bashkë me një letër falënderimi, e publikuar në të njëjtën gazetë, përcjell syri.net.

“Si gjithmonë na ka dhënë një shtysë me gjestet e tij instiktive, të drejtpërdrejta, të realizuara, sfiduese, por të bëra me zemër”, lexohet në letrën e botuar në gazetën italianë, që mbante firmën e punonjësve: Dorina Bulfoni, Andrea Benvenuto, Andrea Cuzzolin, Giuliano Fabro e Simone Zanin.

“Ai na mësoi të ecnim vetëm, sepse ai nuk ishte një person xheloz për dijen e tij, por krenar për të rritur njerëzit që ai kishte zgjedhur si varësit e tij.

Ne kemi qenë gjithmonë të përfshirë, bashkë, të nxitur për të arritur qëllimet tona të biznesit: gjithmonë së bashku, ashtu si së bashku jemi përballur me sëmundjen e tij. Motoja jonë ishte gjithmonë: 'Le të mos e lëmë vetëm, por ti qëndrojmë pranë si një familje'. E bëmë, do vijomë ta bëjmë, do qëndrojmë si një familje e bashkuar duke jetuar ëndrrën e Andreas. Për ta falënderuar për atë për atë që na ka dhënë, por mbi të gjitha për ti treguar se çfarë mësuesi i madh ishte duke na dhuruar aksionet e tij bashkë me besimin”, shkruhet në letër.


Shtuar më 05/09/2017, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori