Gjermania zbut kufizimet për vrasjen e ujqërve
Qeveria gjermane ka rënë sot dakord të zbusë kufizimet e rrepta për vrasjen e ujqërve për të ndihmuar në luftimin e kërcënimit në rritje që këto kafshë paraqesin për bagëtinë në atë vend.

Sipas rregullave të ndryshuara, fermerët nuk duhet të konfirmojnë se bagëtitë e tyre kërcënohen nga sulmet e ujqërve, por duhet të tregojnë se grabitqarët po shkaktojnë dëme serioze në mënyrë që të marrin leje për një ekspert që të vrasë një ujk.

Përveç kësaj, rregullat e reja do të lejojnë që të shtihet me armë në gjithë tufën e ujqërve deri në përfundimin e sulmit të tyre ndaj bagëtisë, edhe pse nuk është e qartë se kush është saktësisht një anëtar i tufës përgjegjëse për sulmin.

Në teori, Reuters paralajmëron, kjo do të thotë që e gjithë tufa e ujqërve mund të vritet.

Ujqërit janë lloje të rrezikuara në Gjermani dhe mbrohen kryesisht nga gjuetia, gjë që shqetëson fermerët të cilët pretendojnë se paraqesin kërcënim për kopetë e tyre, shpjegon AP.

Parlamenti mund të bëjë ndryshime në projektligj para miratimit të tij.

Shtuar më 22/05/2019, ora 22:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori