Gjermanët tallen me meshkujt shqiptarë: Pëlqejnë të bëjnë të fortin dhe të shajnë (VIDEO)
Pëlqej
Ka qenë faqja shumë e njohur gjermane Trend Blitz, e cila ka postuar një video ku është marrë me prototipin e shqiptarit.

Duke qenë se shqiptarët që kanë shkuar në Gjermani për azil kanë qenë të shumtë, edhe vendasit tashmë kanë arritur të krijojnë një imazh për ne.

Ata kanë dhënë imazhin e një mashkulli shqiptar që i pëlqen të bëjë të fortin, që bën shqiponjën vend e pa vend dhe që sigurisht shan në mënyrën më banale.

Në fund videon e kanë mbyllur me këngën kokaina të Mozzik, por në asnjë pjesë të videos nuk kanë lënë pa përfshirë dicka që i karakterizon shqiptarët: natyrën energjike dhe shumë impulsive. /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2017, ora 22:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori