Porti i ri i Durrësit, Meta: Afera rrezikon marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE

Ish-presidenti Ilir Meta është shprehur se kryeministri Edi Rama i ka bërë shumë keq llogaritë për Portin e ri të Durrësit.

Komentet Meta i bëri në një konferencë për mediat, ku zbuloi detaje për atë që e konsideron afera e portit të ri të Durrësit, deklaroi se “Edi Rama i ka bërë shumë keq llogaritë”.

Meta theksoi se ky projekt vë në rrezik aspiratën europiane të vendit, pasi sipas tij, cënon marrëveshjen e Stabilizim Asociimit që Shqipëria ka firmosur me Bashkimin Europian.

“Kush hyn në aventura me një njeri të marrë që e di që është në fundin e vonuar të qeverisjes së vetë të dështuar, dhe që kërkon të lërë peng Shqipërinë edhe për 5 vjet të tjera, bën gabim që përfshihet në këtë aferë që mund të shkojë në vlerë edhe më shumë se inceneratorët. Pra 3 milionë euro për pozicionin më strategjik të Shqipërisë, në tokën e Korridorit 8. Iku koha kur punët e Shqipërisë dhe të shqiptarëve i gjykonin zyrtarë dhe burokratë që se kanë lexuar asnjë ditë marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE. Vetëm rruga e transparencës së shpejtë dhe të menjëhershme mund të qetësojë këtë situatë për ndryshe Edi Rama i ka përllogaritur shumë keq pasojat e kësaj aventure të re”, tha Meta./albeu.com/