Dhjetë të arrestuar në Tiranë

Dhjetë persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë policia, e cila përmes një njoftimi ka dhënë edhe detajet shtesë.

Njoftimi:

Dhjetë persona janë vënë në pranga dhe një është proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale në Tiranë. Njoftohet se specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë  J. B., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi kanabis sativa.

Po ashtu, në pranga është vënë  S. D., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga forcat “Shqiponja” iu gjet sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.  Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kapën R. P., 25 vjeç, i shpallur në kërkim për “Vjedhje”. 25-vjeçari i kaloi strukturave të DVP Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan S. K., 26 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Në flagrancë është arrestuar edhe A. M., 20 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kushërirës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan  B. D., 52 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur dhe  M. I., 35 vjeç, F. B., 29 vjeç, R. H., 44 vjeç, G. H., 38 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Një 34-vjeçar me iniciale N. P., është proceduar penalisht pasi goditi me grusht për motive të dobëta  B. I., 44 vjeç./albeu.com/


Shtuar 7.02.2022 15:14