Gjendet thesari me vlerë miliona euro në Spanjë (FOTO LAJM)

Disa ditë më parë janë gjetur rreth 600 kg monedha romake. Gjetja e tyrë është bërë nga punëtorët e ndërtimit ata që pikasën thesarin e nëndheshëm, të cilët ishin duke kryer një punë rutinë në disa tuba uji në jug të vendit.

"Bëhet fjalë për një koleksion unik dhe raste të tilla ka patur fare pak", ka deklaruar Ana Navarro, drejtoreshë e Muzeut Arkeologjik në Sevilia. QypaMonedhat janë prej bronzi dhe datojnë nga fundi i shekullit të tretë dhe fillimi i të katërtit.

Mbi to janë gdhendur emrat e perandorëve Maksimian dhe Kostantin dhe duket se nuk janë përdorur, pasi në to nuk ka asnjë gjurmë. Mendohet se ato do të shërbenin për të paguar ushtrinë ose shërbyesit civilë. "Disa prej tyre ishin të reja dhe disa prej tyre madje të lara në argjend, jo vetëm në bronz", deklaroi Navarro.

Ndërkohë për këto monedha nuk mund të jepet një vlerë ekonomike sepse monedhat kanë një vlerë historike dhe për rrjedhojë nuk mund të bëhet një llogari e saktë. /albeu.com/


Shtuar më 01/05/2016, ora 14:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori