Gjendet specia që mendohej e zhdukur 80 vjet më parë (FOTO LAJM)

Një specie e rrallë e cila mendohej e zhdukur është gjetur pas 80 vitesh. Gjetja e saj është bërë e mundur nga dy shkencëtarë, të cilët udhëtuan drejt ishullit të braktisur, "Ball’s Pyramid" dhe gjetën jashtëqitjen e një insekti gjigand.

Nga ky zbulimi, ata vendosën që të kërkonin për specien dhe e gjetën. Ky insekt që ju po shihni në fotot quhet karavidhe peme për shkak të madhësisë trupore. Ai ka një gungë të jashtme në trup dhe është i zi. Peshkatarët e zonës e përdornin këtë insekt si karrem për grepat e tyre, por kjo nuk ishte arsyeja e zhdukjes.

Arsyeja e vërtetë ka të bëjë me këtë brejtës. Kur një anije britanike u mbyt në këtë ishull në vitin 1918, minjtë e zinj të anijes arritën që të mbijetonin. Popullsia e tyre ushqehej me ngrënien e karavidhes së pemës, duke sjellë zhdukjen e tyre. Kjo është ajo që çdokush mendon sepse prej më shumë se 80 vjetësh nuk është parë më asnjë karavidhe peme.

Kur dy shkencëtarët australianë ngjitën “Ball’s Pyramid”, në 2001, thanë se gjetën jashtëqitjen e një insekti gjigand. Vendosën që të gjejnë insektet dhe ia dolën. Në total u gjetën 24 karavidhe peme, të cilat ishin anëtarët e vetme në botë.

Në 2008, numri shkoi në 700 karavidhe peme, me rreth 11.376 vezë. Tashmë po punohet për ndërgjegjësimin e njerëzve që pasi ato të lëshohen në natyrë, të mos vriten nga njerëzit. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2016, ora 10:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori