Gjendet karfica historike, daton nga viti 1485
Një detektor metali ka zbuluar një karficë ari me vlerë 15,000 funte që mund t’i përkiste mbretit anglez Edward IV, i cili mbretëroi gjatë shekullit 15.

Lisa Grace, 42-vjeç, zbuloi xhevahirin mesjetar në gjendje të mirë, ndërsa po kërkonte në një fushë së fundmi në Lincolnshire.

Besohet se karfica iu takon mbretërve anglezë, pasi Edward IV dhe rrethi i tij mbanin pjesë të ngjashme gjatë periudhës kur ai ishte në pushtet.

Ekspertët besojnë se xhevahiri i takon fundit të shekullit 15 dhe është projektuar si një diell në shkëlqim – emblema personale e Edward IV.

Ata besojnë se karfica e arit ka humbur në një betejë, pasi periudha e parë e sundimit të Edward IV ishte plot me konflikte.

Në qendër të karficës është një gur i purpurt ametist, një tjetër nga të preferuarit e mbretit, duke çuar disa specialistë të spekulojnë se atë mund ta ketë humbur vetë Edward IV, transmeton kp.

Karfica e arit ngjan shumë me një xhevahir shumë të ngjashëm të përshkruar në kapelën e Edward IV në një portret të ruajtur në Muzeun Calvet, në Avignon të Francës.

Grace tha se ishte e shikuar kur e gjeti disa centimetra nën sipërfaqen e tokës.

“Kur e gjeta, xhevahiri nuk ishin aq thellë nën tokë, pasi fusha ishte lëruar së fundmi,” tha ajo.

Grace do ta shesë xhevahirin në një ankand publik më 26 prill.

Edward IV ishte dy herë mbret i Anglisë gjatë jetës së tij (1442 – 1483). Ai ishte vëllai më i madh i Richard III. U lind më 28 prill 1442 në Rouen të Francës, si djali i Richard Plantagenet, Duka i Jorkut.

Babai i tij udhëhoqi luftën kundër Lancasterëve, e njohur ndryshe si Lufta e trëndafilave, e cila nisi në vitin 1455. Ai u vra në betejën e Wakefield në vitin 1460.

Edward IV vdiq më 9 prill 1483. Djemtë e tij të ri, Edward dhe Richard, mbetën në mbrojtje të xhaxhait të tyre Richard, Duka i Gloucester, i cili i vendosi në Kullën e Londrës ku dyshohet se u vranë me urdhër të tij. Pas kësaj Richard mori fronin duke u kurorëzuar si Richard III.
Shtuar më 15/04/2019, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori