Gjendet balenë në xhungël
Ekspertët kanë mbetur të befasuar me një balenë të gjatë 11 metra, që u gjet në një xhungël të Brazilit, shkruan Albeu.com

Është vërtetë e pabesueshme që nje krijesë që peshon 10 tonë përfundon 15 metra larg detit në një pjesë malore.

Disa shkencëtarë mendojnë së balena ka ngordhur në detë dhe se valët e forta kanë arritur ta çojnë në atë hapësirë.

Njësiti që po e hulumton rastin, nuk I kanë gjetur lëndime të mëdha në trup që le të kuptohet se mund të jetë nxjerrë prej dallgëve.

Të gjeturat e tyre, do të analizohen edhe prej ekspertëve të meteorologjisë, për të zbuluar nëse deti ishte trazuar dhe ka nodhur ky rast, që nuk është parë ndonjë herë. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2019, ora 22:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori