Gjendet anija e zhdukur prej 75 vjetësh në Detin e Kuq
Një anije e marinës nga koha e Luftës së Dytë Botërore e quajtur SS Thistlegorm kishte qenë e fundosur për 75 vjet në Detin e Kuq të Egjiptit.

Dhe atëhërë kur të gjithë kishin harruar dhe emrin e saj, disa foto sjellin realitetin në të cilin ndodhet ajo tani.

Në atë anije gjendeshin mjete ushtarake të kohës së zhdukjes së saj siç janë motorë, kamionë, pjesë rezervë të avionëve, veshje ushtarake, radio ushtarake dhe mendohet se këto gjëra ushtarake është dashur të dërgoheshin në Allies të Aleksandrisë.

SS Thistlegorm ishte zhdukur gjatë rrugëtimit në vitin 1941 dhe ishte fundosur 30 metra nën sipërfaqe pasi ishte bombarduar nga dy aeroplanë gjermanë./albeu.com/


Shtuar më 09/10/2016, ora 15:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori