Gjenden gjurmë 'njeriu' 5.7 milionë vjeçare në Kretë
Gjurmë njeriu 5.7 milionë vjet të vjetra janë gjetur së fundmi në bregdetit kretan në Mesdhe. Zbulimi përbën ngjarje në historinë e njeriut, pasi deri më sot për këtë përiudhë shkencëtarët mendonin se këmbët e njeriut ishin të ngjashme me at otë majmunit dhe se ata jetonin në Afrikë.

Gjurmët">Gjurmët janë gjetur në Kretën Perëndimore, në Trachilos dhe sipas analizave provohet se janë të një specieje që ecte në dy këmbë me qëndrim vertikal. Gjurmët">Gjurmët dallohen qartë si njerëzore, ato, ndonëse të fosilizuara, kanë karakteristikat e këmbës njerëzore: shputë e gjatë, katër gishta të shkurtër, një të gjatë dhe pa kthetra.

Nëse do të konfirmohet tërësisht zbulimi përmbys bindjen e deritanishme se hapi evolutiv nga majmuni te njeriu nuk ka ndodhur deri 4 milionë vjet më parë. Autorët pranojnë se zbulimi ka shumë të panjohura, pasi nuk përputhet me asnjë përkufizim të derisotshëm.

Interpretimi inkëtyre gjurmëve është potencialisht kontroversal. Morfologjia e tyre sugjeron se gjurmëlënësi ishte një pjesëtar i llojit Hominini - pema prej nga rrjedh njeriu - por derisa Kreta është disi larg nga rrezja e njohur e zonës gjeografike të Pre – Pleistoceni(2.5 milionë deri në 11,700 vjet më parë), duhet të konsiderojmë mundësinë e një primati, deri më tani të panjohur, të Miocenit të Vonë, që evoluoi drejt një anatomie të këmbës si ajo e njeriut”, shkruajnë autorët.

Sipas tyre këto gjurmë na thonë, se ndoshta në Tokë, shumë më përpara nga sa besohej deri më tani, ka ekzistuar një krijesë e ngjashme me njeriun. Deri më sot evidencat e çojnë njeriun deri në 3.7 milionë vjet më parë me gjurmët">gjurmët e gjetura në Tanzani dhe me Australopithecus në Afrikën Lindore.

Disa gjurmë të gjetura në Etiopi, të datuara 4.4 milionë vjet më parë, mendohet si i përkasin homininit Ardipithecus ramidus, dhe i ngjajnë më shumë gjurmëve të një majmuni.

Gjurmët">Gjurmët e Trachilos, pra të Kretës, që janë 1.3 milionë më të vjetra, duken më afër njeriut. Ato pasojnë zbulimin e fosileve 7.2 milionë vjet të vjetra të një primati të quajtur Graechopitechus, gjetur në Greqi dhe Bullgari dhe që i përkasin pemës evolutive të njeriut. Duhet thënë se gjurmët">gjurmët e Kretës përkojnë në kohë me tharjen e Mesdheut, çka shpjegon edhe ruajtjen e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2017, ora 09:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori