Gjeli i merr jetën gruas së moshuar në Australinë e Jugut!
Një grua e moshuar në Australinë e Jugut ka vdekur si shkak i kafshimit të rëndë nga një gjel.

Gruaja ka qenë në kafazin e pulave për të mbledhur vezët, por gjatë kësajë kohe është sulmuar keq nga një prej gjelave që kishte.

Aq fort e kafshoi gjeli gruan e moshuar, sa me sqepin e mprehtë i shpoi një venë dhe ajo humbi shumë gjak.

Ajo pësoi dëmtime të tjera më vonë, por shkaku i vdekjes ka qenë gjakderdhja nga shpimi i venave që nuk i ndalej.
Identiteti i gruas nuk është raportuar nga autoritetet për të mbrojtur familjen e saj nga traumat e mëtejshme.
Shtuar më 03/10/2019, ora 17:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori