“Shpërthen” Dashnor Sula: Të shembet Kuvendi e të na zërë brenda, të shpëtojë ky vend

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula u shpreh sot me tone të ashpra se duhet të shembet Kuvendi që të shpëtojnë njëherë e mirë shqiptarët.

Komentet Sula i bëri teksa po tregonte bisedën me punonjësin e gardës sot në mëngjes në Kuvend, i cili i tregonte se si po kontrollonte për mina përpara se deputetët të mbërrinin.

Ai shtoi gjithashtu se kryeministri Edi Rama ka frikë. Sipas tij ai çdo ditë mbush cepat e rrugëve nga Surreli në Tiranë me 70-100 punonjës të gardës që kujdesen për sigurinë e tij.

“Kur dal nga Sauku çdo mëngjes që vij në Tiranë, për ditë, unë kam respekt për Gardën, në kohën e kryeministrit tonë nga një, tani nga dy në çdo cep, nga Surreli këtu bëhen nga 100 veta, përse keni frikë?

Unë nuk kam frikë, as kolegët tuaj. Kur erdha këtu, respekt për atë punonjësin e gardës e gjeta me qenin anti-minë. I thashë, çfarë po bën? Po shikoj, tha mos u vihet minë deputetëve të parlamentit.

Me humor, dëgjo i thash; gjeç belanë. Lërë më mirë, se edhe ne të pafajshmit, se këtu ka shkuar politika më mirë të përmbyset njëherë që të shpëtojë ky vend ose të bjerë ai 42-katshi, se deri këtu vjen ai dhe ne të pafajshmit të ikim me të fajshmit që jeni këtu mbrapa jo të gjithë”, tha ai./albeu.com/

 


Shtuar 21.07.2022 16:26