Atentati në Tiranë, kamerat pranë lokalit të Fatjon Muratit janë hequr gjatë operacionit “Fijet”

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin mafioz që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e së dielës.

Nga breshëria e të shrënave në lokalin në Don Bosko në Tiranë mbeti e vrarë kamarierja Mimoza Paja 58-vjeç, ndërsa të plagosur mbetën Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli.
Gjithashtu e plagosur ka mbetur edhe një vajzë e mitur 10-vjeçe e cila është lënduar nga ciflat e xhamit.

Gazetari Igli Çelmeta bën me dije se kamerat e sigurisë pranë lokalit të Fatjon Muratit janë hequr më parë, në kuadër të operacionet “Fijet”.

Megjithatë brenda në lokal mësohet se ka pasur kamera.

Murati ishtenë arrest shtëpie, pasi dyshohej se kishte lidhje me vrasjen e Fushë-Krujës me tre viktima, mes tyre edhe djali i xhaxhait të Ervis Martinajt, Brilant Martinaj. Por për Muratin kishte lëshuar urdhërarresti edhe drejtësia italiane.

Megjithatë, nga kontrollet e fundit rezultoi se ky i fundit e kishte në banesë dhe nuk dihet nëse është larguar më parë apo në momentin e ngjarjes.

Ndërkohë, shënjestër e atentatit dyshohet se ishte xhaxhai I tij, Sahit Murati.

/Albeu.com/