Tirana luan sot për historinë ndaj Young Boys

1 muaj pa asnjë ndeshje zyrtare për shkak të bojkotit të kampionatit, sfida e fundit është finalja e Superkupës së Shqipërisë ndaj Teutës.

A do jetë e njëjta Tiranë me të njëjtën formë fizike dhe atletike në fushë si ndaj Dinamo Tbilisit dhe Crvena Zvezdës, është kjo dilema e madhe e Emanuel Egbo dhe a do të penalizojë mungesa e ndeshjeve zyrtare(ka zhvilluar vetëm sfida miqësore) gjatë shtatorit skuadrën bardheblu, që sot në mbrëmje në kryeqytetin e Zvicrës Bernë luan ndoshta takimin më të rëndësishëm në historinë e saj. Tirana është vetëm një hap larg kualifikimit në grupet e Europa League diçka që e ka arritur vetëm një skuadër shqiptare, Skënderbeu në dy raste.

Tapeti artificial i Wankdorf Stadion mund të jetë një minus për skuadrën e Egbo që ka lojtarë teknikë në përbërje si Torassa, Cale e Cobbinah dhe kërkon ta ketë gjatë gjithë kohës topin nën kontroll. Young Boys nuk humbet në shtëpi që nga dhjetori i kaluar në sfidën ndaj Portos në grupet e Europa League dhe kjo për forcën e kampionëve të Zvicrës.

Tirana ndërkohë me përjashtim të portierit Visar Bekaj i afruar në merkaton verore që do të marrë vendin e Ilion Likës do të zbresë në fushë me të njëjtin formacion si ndaj Crvena Zvezdës. Mrekullitë ekzistojnë në futboll dhe një të tillë do të kërkojë ta bëjë Tirana sot.


Shtuar 1.10.2020 08:05