Gjarpëri me helmin më të tmerrshëm në botë
Gjarpëri blu korale është gjarpëri me helmin më të fuqishëm në botë, ai gjuan krijesa të cilat lëvizn shpejt si dhe gjalpërinj të tjerë helmues.

Për të ndalur prenë e tij, ky zvarranik përdor një helm që ia bën viktimës së tij momentet e fundit të jetës një tmerr të vërtetë.
Gjarpëri blu korale (Calliophis bivirgatus) gjendet në Azinë jugore, ai ka kokë dhe bisht ngjyrë të kuqe dhe në trup viza blu të ndezur.

Në një atikull të botuar në revistën shkencore “Toxins”, shkencëtarët nga Universiteti i Queensland dhe disa institucione të tjera e përshkruajnë këtë krijesë unike dhe me helm vdekjeprurës, një helm që shkakton një shok masiv tek sistemin psikologjik i presë së tij.

Thuajse menjëherë pasi e ka pickuar, viktima futet në një gjendje agonie katatonike, me muskujt që paralizohen menjëherë. Helmi bën që nervat në të gjithë trupin të aktivizohen në mënyrë simultane, duke shkaktuar spamza në të gjithë trupin shkrun Klan tv.

I paralizuar dhe pa shpresë, kafsha sigurisht vdes nga ky gjarpër që i jep goditjen e fundit.

Por ka një arsye përse evolucioni e ka pajisuar gjarpërin blu korale me këtë helm kaq të fuqishëm. Ai gjuan për gjarpërinjë të tjerë helmues, që zakonisht janë shumë të shpejtë dhe të rrezikshëm.

Nga ana tjetër, shkencëtarët po shpresojnë që helmi i tij, i quajtur Calliotoxin, mund të përdoret për të zhvilluar ilaçe të reja. Ekspertët po studiojnë mundësinë për të krijuar qetësues për njerëzit./albeu.com/


Shtuar më 01/11/2016, ora 09:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori