E FUNDIT/ Zaev jep dorëheqjen
Gjak kobre dhe akrep në gojë, stërvitja ekstreme e marinsave në SHBA (FOTO LAJM)

Marinsat e Shteteve të Bashkuara janë ndër më të përgatiturit në botë dhe kjo falë stërvitjeve të forta që ata kryejnë, ndër to edhe prova e mbijetesës, që nga shumëkush që e ka provuar konsiderohet si më e vështira.

Një grup marinsash amerikanë mundën “t’i mbijetojnë” xhunglës në Tajlandë duke ngrënë insekte dhe gjarpërinj.

Instruktori mëson ushtarët e rinj se si të kapin dhe të shqyejnë me dhëmbë një pulë, një kobër, se si të ushqehen me insekte dhe cilat lloje të tyre janë të ngrënshëm. Një provë e tillë u dokumentua me foto nga një grup ushtarësh amerikanë.

Mes marinsave është edhe një femër dhe nga pamja duket se gjaku i gjarpërit nuk është aq i shijshëm, as për një marins. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2019, ora 20:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori