Zjarr pranë selisë së PS (FOTO & VIDEO)

Një vatër zjarri është aktivizuar pranë selisë së PS.

Sipas burimeve, bëhet me dije së është përfshirë nga flakët një makinë e parkuar mbrapa ish- kinema Millenium, pranë tregut “Çam”.

Flakët kanë vënë në rrezik edhe pallatin pranë të cilit ka qenë i parkuar mjeti, ku vihen re dëmtime në fasadën e ndërtesës.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse dhe për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar./albeu.com/


Shtuar 3.06.2022 18:22