Gabon nė abort, mjeku detyrohet tė "rrisė" fėmiun
The Guardian raporton se njė mjek spanjoll ėshtė urdhėruar me vendim tė njė gjykate qė tė paguajė pėr rritjen e njė fėmije, pasi njė operacion i dėshtuar abortimi ka bėrė qė nėna e foshnjės tė detyrohet ta ēojė deri nė fund shtatzėninė e saj.

Nė njė rast vėrtet unik, njė gjykatė nė Palma de Majorka e ka urdhėruar mjekun e paidentifikuar qė tė paguajė gati 1.000 euro nė muaj pėr mbėshtetjen financiare tė fėmijės derisa ai tė bėhet 25-vjeēar.

“Kurrė mė parė nuk ka pasur njė rast tė kėtillė nė Spanjė”, ka thėnė Eva Munar, avokate e nėnės 24-vjeēare. “Ne nuk e dimė nėse ka pasur rast tė ngjashėm diku tjetėr nė botė”.

Djali ėshtė lindur nė tetorin e vitit 2010, gjashtė muaj pasi nėna e tij kishte shkuar pėr tė bėrė njė abort nė klinikėn “Emece” tė qytetit. Operacioni ishte kryer kur nėna ishte gati nė javėn e gjashtė tė shtatzėnisė.

Mjeku i kishte thėnė asaj dy javė mė vonė se skaneri kishte konfirmuar se ajo mė nuk ishte shtatzėnė. Nė vendimin e tij, gjyqtari Francisco Perez ka thėnė se mjeku nuk i kishte kushtuar pothuajse fare vėmendje skanimit, ndonėse avokatja e tė dėmtuarės, Munar, ka thėnė se klinika nuk ka nxjerrė njė kopje tė skanimit.

“Skanimi ka zgjatur tre minuta dhe mė pas kam shkuar”, ka treguar nėna. “Mė ėshtė thėnė: ‘Je mirė, shko dhe vazhdo jetėn si normalisht’”. Ajo ėshtė kthyer pėr njė vizitė nė klinikė pas tre muajsh, vetėm pasi i ėshtė mbushur mendja se ka mbetur shtatzėnė pėrsėri.

Por, njė skanim i ri ka zbuluar se bėhej fjalė pėr shtatzėninė e mėparshme. Ajo tashmė ishte nė muajin e saj tė gjashtė tė shtatzėnisė, dhe e kishte kaluar afatin e 22 javėve gjatė tė cilave njė femėr mund tė abortojė. “Jam kėshilluar dhe mė ėshtė thėnė se do tė ishte krim po tė abortoja nė atė fazė”, ka treguar nėna, e cila ka mbetur shtatzėnė pa dashje.

Njėzetekatėrvjeēarja, e cila e kishte fshehur shtatzėninė e saj nga familja pėr shkak tė frikės se ata nuk do ta prisnin mirė lajmin, ėshtė detyruar t’ua tregojė atyre tė gjitha. Ajo dhe fėmija e saj tani jetojnė bashkė me ta. Pėrkundėr faktit se njė teknikė thithėse ėshtė pėrdorur nė pėrpjekje pėr tė hequr embrionin, djali ėshtė lindur shėndosh dhe pa tė meta.

Nėna e re, mė pas, e ka paditur mjekun pėr dėmet, ndėrsa gjykata i ka mundėsuar asaj 150.000 euro dėmshpėrblim. Gjykata gjithashtu ka vendosur se mjeku dhe siguruesi i tij duhet tė paguajnė 978 euro nė muaj pėr 25 vjet rresht pėr rritjen e fėmijės.
Shtuar më 27/05/2012, ora 17:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Nuk është Photoshop, kjo shtëpi e ndërtuar në mes të lumit ndodhet në Serbi.

Nuk është Photoshop, kjo shtëpi e ndërtuar në mes të lumit ndodhet në Serbi.