"Fytyra" e uraganit Irma, videoja që i mashtroi të gjithë (VIDEO)

Një livestream në Facebook që pretendonte se tregonte “fytyrën” e stuhisë tropikale Irma, grumbulloi mbi 6.6 milionë shikime në 4 orë.

Pamjet në fakt, ishin një GIF i një video që u publikua për herë të parë në vitin 2011. Videoja origjinale u postua në YouTube nga Denis Farmer gjashtë vjet më parë, përpara një stuhie në Grand Falls, New Brunswick, Kanada.

“Fytyra” në re shfaqet pas rreth 1 minute në videon që zgjat rreth 3 minuta.

Ndërsa sot, videoja e rreme grumbulloi përveç 6.6 milionë shikime, edhe 167.800 share dhe 81,000 komente.

Disa persona e kuptuan, por fakti që ishte “live”, shoi edhe ato pak dyshime. /albeu.com/

Shtuar më 11/09/2017, ora 20:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori