Fuxhi, mali i vetëvrasjeve
Mali Fuxhi në Japoni mbart në vetvete një prej destinacioneve më të mistershme dhe të frikshëm në botë. Bëhet fjalë për pyllin e Aokigaharës, i cili ka një gjelbërim aq të dendur, sa që është e thjeshtë të zhdukesh midis tij për të mos u parë më.

Mbase, pikërisht për këtë arsye, pylli është edhe një destinacion i preferuar për të gjithë ata që duan t’i japin fund jetës së tyre. Çdo vit, autoritetet arrijnë të gjejnë në të mbi 100 trupa kryesisht të vetëvarur, por për shkak të kushteve, disa zbulohen pas dekadash, e ndonjëherë nuk zbulohen kurrë.

Përse pylli në malin e Fuxhit është shndërruar në një vend “pelegrinazhi” për të gjithë ata që i japin fund jetës së tyre përbën një mister, ndonëse besohet se të parët që nisën këtë traditë makabër u motivuan nga një novelë popullore e kohës.

Azusa Hayano, i forcave policore, njeriu që studion dhe përshkruan perimetrin e pyllit ndër vite në kërkim të viktimave, pranon se as ai nuk është në gjendje të kuptojë trendin e vetëvrasjeve, transmeton TCH.

Në një dokumentar tronditës të publikuar së fundmi, tregohet se si përgjatë 30 viteve të punës, Hayano ka ndeshur në mbi 100 trupa, ndërsa eksperti udhëhoqi një trupë televizive në disa prej mbishkrimeve që kanë lënë të vetëvrarët nëpër pemë përpara se t’i jepnin fund jetës së tyre.
Shtuar më 10/04/2012, ora 22:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori