Futi 40 mijë euro në furrë për ti fshehur, e fejuara ia djeg bashkë me kekun
Nuk do ta harrojë lehtësisht kekun në formë strudel një grua nga Venecia, të cilës i kushtoi një shifër rekord.

Silvia Moro kishte futur si gjithmonë ëmbëlsirën në furrën e shtëpisë, kur pas pak minutash u alarmua nga një erë e pazakontë që vinte nga kuzhina. E pazakontë sepse nuk ndodh shpesh herë të nuhasësh aromën e 40 mijë eurove që digjen një nga një.

Paratë ishin fshehur në furrë nga bashkëjetuesi tij, Alberto Vazzoler, një sipërmarrës i njohur i zonës së San Dona di Piave, në afërsi të Veneciës, i akuzuar për riciklimin e dhjetëra miliona eurove jashtë Italisë.

Lajmin për ëmbëlsirën e kushtueshme forcat e rendit italiane e zbuluan me anë të disa përgjimeve telefonike në të cilat zonja e pavëmendshme rrëfehet me motrën.
Shtuar më 21/04/2019, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori