Ronaldo pritet ti bashkohet ditën e sotme Juventusit në stërvitje

Ylli portugez do të kthehet të martën (sot) në qendrën stërvitore në Continassa, pasi kaloi disa javë në Madeira të Portugalisë.

Seancat stërvitore individuale janë zhvilluar në qendrën e Juventusit. Nga dje e deri të premten, të gjithë do të stërviten në fusha, përveç Higuain e Rabiot.

Gjithsesi, siç raporton ‘Tuttosport’, Ronaldo do të kthehet sot për t’u stërvitur në Continassa, pasi mbaroi vet-izolimin.

Nuk dihet nëse ai qysh në trajnimin e parë do të jetë me shokët e skuadrës apo i vetëm.


Shtuar 19.05.2020 07:16