5
vjeçarja pëson incident,
furça e dhëmbëve i krijon një vrimë në fytë
Një vajzë 5 vjeçe ka pësuar një incident, derisa ishte duke pastruar
dhëmbët e saj.
Celeste
Gravenmeier, ishte duke kërcyer mbi shtrat dhe të njëjtën kohë edhe duke pastruar
dhëmbët, dhe kështu brusha i shkaktoi një vrimë brenda fytit të saj, shkruan Daily Mail.
Babai i saj Mitchell
Gravenmeier, nga West Valley City, duhej ta nxitonte atë për në spital.
Pas kësaj 5
vjeçarja iu nënshtrua një operacioni për më shumë se dy orë.
Vajza e vogël tani po rikuperohet, por ka mbetur ‘e frikësuar’ për të larë
dhëmbët dhe mund të përballet me probleme të të folurit në të ardhmen.
Shtuar më 20/11/2019,
ora 12:48