Funerali i mafiozit "paralizon" Londrën (FOTO-LAJM)

Edhe kur ata nisen për në banesën e fundit, tregojnë superioritetin e tyre. Funerali i njërit prej emrave më të njohur të krimit në Londër George Adams, bllokoi një lagje të kryeqytetit britanik për disa orë, madje-madje edhe vetë kryebashkiakun e Londrës, Boris Johnson.


Vargu i gjatë i automjeteve, i udhëhequr nga makina me arkëmortin dhe kolltukun e preferuar të të ndjerit mbi të, bllokoi disa rrugë për orë të tëra, ndërsa policia hoqi makinat e parkuara në krah të rrugëve, mes të cilave edhe makina e kryebashkiakut Boris Johnson. Familja e të cilit e njohur ndryshe edhe si A-Team ka lidhje me të paktën 25 vrasje në Londër. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2013, ora 17:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori