"Fundi i njerëzimit do të jetë pas 30 viteve"
Lajmet se po afron fundi i botës i kemi lexuar shpesh herë aq sa tashmë e kemi të vështirë të besojmë se një ditë kjo do të ndodhë vërtetë.

Sipas ekspertëve fundi i njerëzimit do të jetë pas 30 vitesh, nëse nuk marrim masa dhe nuk kujdesemi për ndryshimet klimatike.

Nga një kërkim i fundit i bërë nga Breakthrough National Centre for Climate Restoration në Melburnë, Australi ka dalë se ndryshimet klimatike kërcënojnë seriozisht qytetërimin e ditëve të sotme.

Po në bazë të këtij studimi, njerëzit duhet të veprojnë sa më shpejt, për të mos qenë tepër vonë dhe për të mos pasur pasoja fatale.

Rritja e temperaturave do të shkaktojë shkrirjen e akujve si dhe shkatërrimin e qindra mijëra pemëve në Amazon.

Në raport thuhet: "35% e pjesës së tokës dhe 55% e popullsisë globale, mbi 20 ditë në vit kanë pasoja të drejtëpërdrejta shkatërruese si pasojë e ngrohjes globale".
Shtuar më 05/06/2019, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori