Bjordi është konkurrenti që ka lënë shtëpinë e Big Brother.
Mbrëmjen e sotme kanë qenë në nominim Efi, Tea, Armaldo dhe Bjordi.
Bjordi fitoi imunitet pasi fitoi lojën e memories të shtunën, por vendosi që t’ia dhuronte Diolës duke e bërë të panominueshme.
Ndërkohë spektakli i sotëm është shoqëruar me debate të shumta mes Oltës dhe Efit si dhe debate e sqarime mes Luizit dhe Teas./Albeu.com/