Fshati me shtëpi arti (FOTO LAJM)

Shtëpitë në fshatin Tiébélé në Afrikë, Burkina Faso janë bërë prej dheu dhe janë dekoruar me forma gjeometrike të cilat i shndërrojnë ato në vepra të vërteta arti. Këto shtëpi janë të familjes mbretërore të Kassena një nga grupet më të vjetra etnike në Afrikën Perëndimore. Tradita vazhdoi edhe pas vdekjes së liderit të fundit të komunitetit.

Muret e këtyre shtëpive kanë një trashësi sa një këmbë, dhe janë projektuar pa dritare përveç një ose dy hapjeve të vogla që lejojnë futjen e dritës. Dekorimi i shtëpive shërben për të diferencuar rezidencat mbretërore nga shtëpitë e banorëve të tjerë të komunitetit. Shtëpia e dekoruar me bukur i përket udhëheqësit të komunitetit. Dekorime të tilla janë gjetur dhe në varret e tyre.

Realizimi i këtyre dekorimeve është një punë komunitare e realizuar nga gratë e këtij komuniteti që në fillesat e shekullit XVI.
Pavarësisht arkitekturës se saj të pazakontë, qyteti nuk është në mesin e destinacioneve turistike në Afrikë, ndërkohë që banorët preferojnë të sigurojnë integritetin e këtyre strukturave. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2015, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori