Fitorja ndaj Espanyol, Ancelotti: Shumë i kënaqur, nuk është e lehtë të fitosh 3 ndeshje në transfertë

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur pas fitores ndaj Espanyol në transfertë me rezultatin 3-1.

Pas ndeshjes trajneri italian komentoi paraqitjen e ekipit te tij ndaj klubit katalanas.

“Loja u ndërlikua, mund të ndodhë… pjesa e dytë ishte më e komplikuar dhe pak nga pak rritëm ritmin, vendosëm intensitetin dhe mundi në fund u shpërblye”, tha Ancelotti.

Më pas ai u shpreh i kënaqur me fitoren e ekipit të tij.

“Shumë i kënaqur. Nuk ka qenë e lehtë të fitosh tri ndeshjet jashtë shtëpisë, por jemi në një dinamikë shumë të mirë”.

Real Madridi mbrëmë regjistroi fitoren e tretë, në po aq sa ka zhvilluar gjithsej./


Shtuar 29.08.2022 10:48