Fotoja që u shit 4.3 milion dollarë
Kjo është fotoja më e shtrenjtë në botë. “Rhein II” me autor Andreas Gursky u hodh në ankand nga shtëpia e ankandeve Christie për shumën rekord prej 4 338 500 dollarësh. Fotoja me një gjatësi tre metër e gjysmë është një panoramë nga Reno, e bërë në vitin 1999.

Ajo është blerë nga një blerës anonim për një çmim që e kalon pothuajse me gjysmë milioni dollarë foton që mbante rekordin e mëparshëm.

Fotoja-rekord e mëparshme, autoportret i Cindy Sherman, u shit për 3,89 milionë dollarë po nga Christie në maj të këtij viti. //albeu.com/
Shtuar më 10/11/2011, ora 12:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori