16-vjeçari i ngul thikën bashkëmoshatarit në Kosovë, ja çfarë raportohet

A.M, 17-vjeçar është therur me thikë nga një 16-vjeçar tjetër sot rreth orës 11:40 në Kaçanik.

Ai tha se A.M ka kërkuar ndihmë mjekësore në QMF në Kaçanik, ndërsa B.B është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 24 orë.

“Sot rreth ores 11:40 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në QMF në Kaçanik nje nxënës i një shkolle në Kaçanik kishte kerkuar ndihme mjeksore.

Në lidhje me këtë policia e Kaçanikut ka dalë në vendin e ngjarejs . Nga hetimet e para dyshohet se personi me inicialet B.B (M/K) 16 vjeçar nxënës, është arrestusr me dyshimin se ka lënduar ( therrur) me thikë personin tjetër me inicialet A.M (M/K) 17 vjeçar edhe ky nxënës. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor””, tha Veseli./albeu.com


Shtuar 6.06.2022 19:32