Foshnja lindi gjatë një udhëtimi ajror, kompania dhuron bileta udhëtimi falas për gjithë jetën
Gjatë një udhëtimi ajror nga Tripoli deri në Niameya, kryeqyteti i Nigerit, ka lindur një foshnje e gjinisë mashkull.

Sipas CNN, lindja ka ndodhur në avionin e kompanisë Libiane “Buraq Air”.

Nënën gjatë lindjes e kanë ndihmuar anëtarët e ekuipazhit dhe pasagjerët dhe fëmija ka marrë emrin e kapitenit të anijes, Abdul Baset.

Kompania libiane njoftoi se foshnjes i ka ofruar fluturime falas në linjat e saj gjatë gjithë jetës.

Në faqen e Facebook-ut kompania theksoi se janë shumë të lumtur se nëna me sukses ka lindur pikërisht në mjetin e tyre të fluturimit./albeu.com/
Shtuar më 09/09/2016, ora 15:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori