Foshnja indiane gjendet duke pirë qumësht nga trupi i nënës së vdekur (VIDEO)

Një foshnje 17-muajshe ka filluar të qajë dëshpërimisht ndërsa përpiqet që të pijë qumësht nga gjiri i nënës së saj, e pa qenë e vetëdijshëme se ajo kishte vdekur.

Trupi i gruas së vdekur është gjetur nga disa banorë të zonës pranë një stacioni hekurudhor në Madhya Pradesh, Indi të mërkurën.

“Ne pamë një grua të shtrirë pranë hekurudhave dhe njoftuam policinë,”- ka thënë Monu Balmiki, një dëshmitar në vendngjarje. “Por kur u afruam ne vumë re një fëmijë pranë saj duke pirë qumësht. U tronditëm dhe u trishtuam shumë kur pamë këtë moment tragjik.”
Policia po heton mbi ngjarjen për të përcaktuar edhe shkakun e vdekjes ndërsa foshnja u dërgua në një spital për kontroll mjekësor.

“Ne dyshojmë se mund të jetë aksidentuar pasi ajo kishte gjakderdhje nga hunda dhe veshët,”-ka thënë Nand Ram, shefi i Policisë Hekurudhore. /albeu.com/

Shtuar më 25/05/2017, ora 20:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori