Foshnja gjendet e varrosur për së gjalli në një enë balte
INDI/ Familjarët ndodheshin në varreza për të varrosur vajzën e tyre, e cila kishte lindur e pajetë, kur kanë dëgjuar të qarat e një fëmije që vinin nga toka e afërt me varrin e vajzës së tyre.

Të shqetësuar nga të qarat aspak të zakonta, familjarët kanë gërmuar përafërsisht 1 metër dhe kanë zbuluar një enë të madhë rrumbullake prej balte, të groposur nën tokë.

Pasi e kanë marrë enën dhe e kanë hapur, në të kanë gjetur një foshnje të porsalindur, e cila mrekullisht ishte ende gjallë.
Shtuar më 14/10/2019, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori