Tentoi të digjte barin në tokën e tij dhe u dogj vetë, humb jetën e moshuari në Divjakë

Një 68-vjeçar ka humbur jetën në Divjakë teksa dyshohet se ishte duke barërat në tokën e tij, por për shkak të përhapjes së flakëve është djegur edhe vetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Divjakë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:55, në fshatin Goriçaj, Divjakë, shtetasi M. N., 68 vjeç, dyshohet se duke djegur barërat në tokën e tij, për shkak të përhapjes së flakëve është djegur vetë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.