E FUNDIT/ Aksident i rëndë në Kamzë, ndërron jetë 24-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Kamzë, ku për pasojë ka mbetur i vdekur një 24-vjeçar.

Sipas burimeve bëhet me dije se i riu ishte shofer në makinën që ka dalë nga rruga. Në makinë bashkë me të ishte edhe një 61 vjeçar i cili ndodhet në spital.

“Më datë 13.03.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në Kamzë, shtetasi D. P., 24 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi D. P., dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi F. P., 61 vjeç”. njofton policia.

Policia po punon për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 13.03.2022 09:31