Fëmijë të zgjuar? Konsumoni këto vitamina gjatë shtatzanisë!
Pëlqej
Sipas një studimi të fundit gratë të cilat marrin një vitaminë gjatë shtatzanisë mund të rrisin koifiçentin e inteligjencës së fëmijëve e cila është e barazvlershme me një vit të tërë shkolle.

Hulumtuesit shkencorë thonë se këta fëmijë kanë një avantazh më të “dukshëm” se bashkëmoshatarët e tyre gjatë moshës 9-12 vjeç.

Efekti është edhe më i madh tek fëmijët e lindur nga nënat anemike, të cilat marrin tablete të hekurit gjatë shtatzënisë.

Suplementi përmirëson një pjesë të kujtesës afatgjate, që është e rëndësishme për performancën akademike të fëmijës dhe jetën e tij të përditshme.

Ajo lidhet ngushtë me aktivitete si leximi, aritmetika, të folurit, të shkruarit, të mësuarit, rregullat dhe kategoritë.

Studimi, i kryer tek familjet indoneziane – zbuloi se prindërit e lumtur dhe të edukuar luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm në zhvillimin mendor të fëmijës.

Rezultatet e këtij studimi janë publikuar tek revista “Lancet Global Health”dhe janë përfshirë hulumtues shkencorë nga e gjithë bota, përfshirë edhe ata nga Universiteti Lancaster, në Angli./albeu.com/


Shtuar më 17/01/2017, ora 14:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori