"Bota do të shkatërrohet pas 10 ditësh", NASA shpjegon spekulimet (FOTO LAJM)

Pëlqej
Në ditët e fundit është spekuluar shumë, sidomos nëpër rrjete sociale, se një planet tjetër i quajtur Nibiru do të godasë tokën më 23 shtator.

David Meade një teoricien i njohur i konspiracionit , shprehet se planeti Nibiru, i njohur si "Planeti X" do të shfaqet në horizont dhe do të godasë tokën, përcjell albeu.com.

Sipas parashikimit të tij data 23 shtator 2017 është data që do të goditet toka.

Në thelb ai beson në teoritë në Bibël dhe thotë se goditja do të jetë aq e fortë sa të shkaktojë tërmete dhe vullkane të fuqishme.

Z. Meade, gjithashtu beson se shenjat në piramidat e Gizës në Egjipt japin të njëjtën datë, dhe se "Planeti X" do të kalojë rreth katër milionë kilometra larg Tokës, por edhe në distancë forca magnetike e planetit në Tokë do të nxiste tsunami, ndryshime polare.

NASA, pretendime të tilla i ka mohuar edhe vite më parë kur besohej se sipas shkrimeve dha kalendarëve të fisit Maja fundi i botës do të ndodhë.

Nga NASA shprehen se këto teori janë mashtrime.

"Nëse Nibiru ose Planet X janë të vërtetë dhe u drejtuan për një takim me Tokën në 2012, astronomët do ta kishin ndjekur atë për të paktën dekadën e kaluar dhe do të ishte e dukshme deri tani me sy të lirë. Natyrisht, nuk ekziston", ka thënë NASA. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2017, ora 11:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori