Tirana “zbardhet” nga breshri (VIDEO)

I gjithë vendi është përfshirë ditët e fundit nga një moti me reshje të dendura shiu në formën e stuhive dhe rrebesheve.

Mëngjesin e kësaj të shtune, Tirana u zgjua me breshër, që zbardhi kryeqytetin.

Reshjet e breshrit zgjatën pak dhe kokrrat e tij u shkrinë për shkak se temperaturat janë jo të ulëta.

Kujtojmë se dita e sotme do të jetë me reshje shiu në të gjithë vendin, herë pas here dhe në formën e shtrëngatave, ndërsa temperaturat do të luhasin nga 1 gradë në 13 gradë celsius./albeu.com


Shtuar 2.04.2022 07:34