Fiton miliona lekë nga lotaria, tërheq çmimin i maskuar
Një person, pasi ka fituar një shumë të majme në një llotari është shfaqur për të marrë çmimin, ndërsa ka qënë i maskuar. Ndonëse personi në fjalë nuk e ka bërë me dije se pse ndodhi ky akt, hamendësimet të çojnë edhe tek niveli i sigurisë së jetës.

Jeta e tij tashmë do të ndryshojë terësisht dhe ai nuk do të vëjë në rrezik edhe familjen. Më konkretisht, bëhet fjalë për një person nga provinca e Shanxit në Kinë, i cili nuk ka dëshiruar që të zbulojë identitetin përpara gazetarëve të pranishëm.

Fituesi i një shifre marramendëse prej 1.8 milionë euro, nuk ka dëshiruar që të identifikohej për publikun, ndërsa është shfaqur i maskuar përpara gazetarëve. /albeu.com/

Shtuar më 09/07/2014, ora 17:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori