Fiton 72 milionë euro, 50 i dhuron për bamirësi
Një person që ende nuk është identifikuar nga mediat, ka fituar një lotari prej 72 milionë eurosh në Francë.

Nga këta para, ai 50 milionë euro ka vendosur ti japë për bamirësi.

Ky është një akt i jashtëzakonshëm bamirësie dhe rrallë mund të gjenden njerëz kaq bujar, transmeton AFP.

Edhe pse fituesi i lotarisë ka dashur të ruajë anonimatin, mediat lokale e kanë përshkruar atë si një burrë rreth të 50-tave, i pamartuar dhe pa fëmijë.

Sociologu Danny Mize, ka deklaruar se një akt i tillë filantropik ka ardhur në kohën më të mirë për Francën.

“Ai person po na dërgon porosi të qartë: suksesi në jetë nuk është se sa para fitoni por çfarë bëni për të tjerët”, ka shtuar Mize. /albeu.com/

Shtuar më 01/06/2014, ora 16:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori