Mbi 45 mijë viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri, shumë të tjerë ende të zhdukur

Numri i viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri ka kaluar 45 mijë, raporton Al Jazeera.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Turqi ka arritur në 39.672. Qeveria siriane dhe OKB thonë se më shumë se 5.800 njerëz kanë vdekur atje dhe numri i të vdekurve pritet të rritet pasi shumë janë ende të zhdukur.

Ekipet turke të shpëtimit vazhduan të kërkojnë sot rrënojat, megjithëse shanset për të gjetur të mbijetuar janë të pakta.

Ekspertët thonë se numri më i madh i të mbijetuarve duhej të shpëtohej brenda 24 orëve pas tërmetit.

Një tërmet i fuqishëm goditi Turqinë Jugore dhe Sirinë veriore mëngjesin e 6 shkurtit.

Epiqendra e tërmetit 7,8 ballë i shkallës Rihter ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep.

Ai u pasua nga disa pasgoditje, njëra prej të cilave 7,5 ballë e shkallës Rihter./Albeu.com.


Shtuar 18.02.2023 10:10