Kriza energjitike/ Fierza mbetet në “vend”, shiu nuk ndikon në shtimin e prurjeve në liqen

Fierza ka mbetur në “vend” edhe pse ditët e fundit reshjet e shiut nuk kanë munguar.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave intensiteti i shirave në Kukës është i ulët dhe për pasojë prurjet në kaskadë ka qenë të pakta.

Sipas KESH, niveli i liqenit të Fierzës është 271 metër, por prej tij nuk po prodhohet energji elektrike.

KESH ka siguruar në tregun e huaj 9.600 megavat orë energji elektrike për periudhën 13-16 tetor, me një çmim mesatar 273 euro/megavat orë.